Koronavirusi në Maqedoni, rritje për 100 përqind e rasteve të reja në krahasim me ditën e djeshme

Dje 7 e sot 14 raste të reja. Nga Ministria e Shëndetësisë kumtuan se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.489 testime, janë regjistruar 14 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup – 10, Kumanovë, Kavadar, Resnjë dhe Makedonski Brod nga një.

“Janë regjistruar 103 pacientë të shëruar, ndërsa 13 persona kanë vdekur: nga tre në Shkup (61, 76 dhe 86 vjeçarë) dhe Gostivar (63, 69 dhe 83 vjeçarë), nga një në Strumucë (80), Kavadar (86), Prilep (70), Koçani (76), Tetovë (68), Gjevgjeli (50) dhe Vallandovë (72)

Nga të paraqiturit, pesë persona kanë vdekur në kushte shtëpiake, ndërsa tetë të tjerët në spital, informuan nga MSH.

Janë bërë 1.489 teste përmes: ISHP-76, QSHP Manastir-28, SPQ 8 Shtatori-5, Klinika Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)-104, Avicena-159, Biotek-345, Sistina-121, Remedika-30, “Plodnost”-44, Nikob lab-9, ISHP dhe ISHP (rapid test) – gjithsej 568.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 779.581 testime në Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në Kovid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 155.071, numri i pacientëve të shëruar është 147.043, i të vdekurve është 5.342, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.686.

Be the first to comment on "Koronavirusi në Maqedoni, rritje për 100 përqind e rasteve të reja në krahasim me ditën e djeshme"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*