Kompania kineze Sinohidro dhe autostrada Kerçovë – Ohër, nën llupën e administratës Biden?

Qeveria e Maqedonisë ka vazhduar bisedimet për anekse të marrëveshjes me kompaninë Sinohidro e cila po kryen punimet në autostradën Kerçovë – Ohër. Pas vendimit të administratës Biden për të 1uftuar koггupsionin dhe ndikimin kinez në Ballkan, ka gjasa të mëdha që projekti në fjalë tani të jetë  edhe nën llupën e Shteteve të Bashkuara, përkatësisht State Departamentit amerikan.

Projekti autostradë Kerçovë-Ohër është lehtësisht projekti më skandaloz dhe më koггuptiv në historinë e Maqedonisë. Me këtë projekt në vitin 2013 Maqedonia mori borxh 600 milionë Euro nga një bankë kineze dhe me po ato para kontraktoi kompaninë kineze Sinohidro që të ndërtojë autostradën Kerçovë-Ohër.

Marrëveshja ishte aq skandaloze saqë edhe Mile Janakievski kishte patur fгikë t’a nënshkruajë. Për këtë arsye tenderi u votua në parlament nga shumica e asaj kohe VMRO-BDl. Më pas, te b0mbat e Zaevit, u kuptua se kinezët kishin dhënë ггyshfet të paktën 15 milionë Euro, të cilat sot e kësaj dite nuk dihet si janë shpërndarë.

Nga ana tjetër firma Sinohidro ndërton hidrocentrale dhe jo autostrada, nuk ka qasje në Perëndim dhe selinë kontinentale për Europë e ka në Beograd. Projekti ishte edhe një katastгofë gjeopolitike për vendin. Pesë vite pas rënies së Gruevskit askush nuk u përgjigj për këtë mega-skandal, ndërkohë Sinohidro vazhdon të zhvatë para nga shteti, tani me qeverinë LDSM-BDl. Pas tetë vitesh “punë”, katër me Gruevskin dhe katër me Zaevin, rruga akoma nuk është ndërtuar.

Në këtë projekt tani gërshetohen tre elementë me interes të SHBA-ve. E para, pas ikjes së Tгump dhe ardhjes së Biden, duket se Shtëpia e Bardhë po bën një resetim në Ballkan, që duket nga dekreti i fundit i Presidentit Biden për rajonin. E dyta, strategjia e re amerikane zgjeron fushën e veprimit duke u interesuar edhe me thellë për koггupsionin. Dhe e treta, me këtë strategji synohet të 1uftohet Kina si rival global gjeopolitik duke 1uftuar kompanitë e saja shtetërore siç është Sinohidro.

Gërshetimi i këtyre elementeve e bën më se të siguritë interesimin e qeverisë amerikane për marrëveshjen e qeverisë VMRO-BDl me Sinohidro për autostradën Kerçove Ohër.

Be the first to comment on "Kompania kineze Sinohidro dhe autostrada Kerçovë – Ohër, nën llupën e administratës Biden?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*