Kolegji dhe KAS rrëzojnë opozitën

PD: Vendimi është me prapavijë politike

Ankimi i parë që opozita bën në Kolegjin Zgjedhor për zgjedhjet e 25 Prillit në qarkun e Gjirokastrës u rrezua. Por demokratët mendojnë se vendimi është i ndikuar politikisht.

Edhe Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi këtë të hënë 3 kërkesa ankimore për qarqet Elbasan, Fier e Korçë të cilat përmbyllin shqyrtimin e të gjitha kërkesave ankimore të bëra nga subjektet opozitare.

Gjatë procesit përfaqësuesit politik të dy partive të opozitës PD dhe LSI, jo në pak raste kanë akuzuar anëtaret e këtij organi si të ndikuar politikisht në vendimmarrjen e tyre.

Nga 9 qarqet për të cilat pati kërkesë për pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe ripërsëritje të tyre, asnjë nuk u pranua pasi u gjykua se provat e sjella nga partitë nuk provonin akuzën për manipulime dhe parregullsi zgjedhore.

KAS hapi kutitë e Durrësit dhe të Beratit, por nga rinumërimi u vu re një numër i papërfillshëm fletësh votimi që nga komisionerët ishin konsideruar të vlefshme ose të pavlefshme, të cilat nuk e ndikuan rezultatin.

Be the first to comment on "Kolegji dhe KAS rrëzojnë opozitën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*