“Këtë dhunti ma ka dhënë i madhi Zot” / Shqiptari nga Kosova kap gjarpërinjtë me duar pa frikë, njëri e kafshoi(VIDEO)

Hysni Rexhaj është banor i Gjakovës dhe ka një pasion të madh për t’u kujdesur për kafshët. Por ndryshe nga shumë të tjerë, Rexhaj kujdeset edhe për kafshë të egra.

Hysni Rexhaj, vendosi që ti dalë në ndihmë familjes e cila ishte në hall nga një gjarpër që po iu qëndronte në shtëpi. Gjarpri ishte fshehur në një pjesë pothuajse të rrënuar të shtëpisë, mirëpo në momentin kur Rexhaj vendos dorën për ta kapur, gjarpri e sulmoi dhe e kafshoi. Megjithatë, Rexhaj nuk ndjente gjë, madje as nuk u tremb fare nga kafshimi. Brenda pak minutash edhe gjarpri i dytë filloi të lëvizë në vendin e njëjtë. Me një dorë, fare lehtë Hysniu e kapi edhe atë.

Shikoni pamjet mbresëlënëse!

Be the first to comment on "“Këtë dhunti ma ka dhënë i madhi Zot” / Shqiptari nga Kosova kap gjarpërinjtë me duar pa frikë, njëri e kafshoi(VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*