Këta janë drejtorët e rijnë të burgut të Shutkës dhe të Tetovës që u emëruan nga Qeveria

Këta janë drejtorët e rijnë të burgut të Shutkës dhe të Tetovës që u emëruan nga Qeveria

Në seancën e 72-të me radhë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka emëruar drejtorë në burgun e Shutkës dhe të Tetovës.

Në Shutkë ka emëruar, Filip Andov, ndërkaq në Tetovë, Daniell Antoski.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po ashtu në seancën e 72-të vendosi që të zgjatë afatin për aplikim të bujqve nga 31 maji në 30 qershor për vitin 2021.

Ndërsa, turistët e Serbisë në Maqedoninë e Veriut nga 15 qershori deri më 15 gusht të këtij viti do të lirohen nga pagesa rrugore përmes vendimit për kartelat elektronike M-Smart Karta, ku duhet të furnizohen 200 mijë kartela të tilla, për çka do të shpenzohen 172 milionë denarë. Kartelat do të jepen nga MPB-ja në pikat kufitare.

Qytetarët nga India do të vazhdojnë të mbajnë 14 ditë karantinë në rast se futen në Maqedoninë e Veriut, vendim i cili nuk do të vlejë për turistët afrikan dhe brazilian.

Venko njoftoi që do të hapen edhe dy pika për vaksinimi në Veles dhe Prilep.

Ministria për Administratë dhe Shoqëri Informatike do të nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Ambasadën e Sllovenisë për digjitalizimin e administratës publike. Qeveria miratoi propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Qeverinë e Francës në lidhje me Agjencinë franceze për zhvillim.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkëputjen e nenit 63 nga Ligji për banka, Qeveria vendosi që përmes Ministrisë së Financave të përgatitet Ligj që do të gjen zgjidhje për problemin në lidhje me qytetarët që kanë kursyer mbi 30 mijë euro në bankën tashmë të falimentuar “Eurostandard”.

Be the first to comment on "Këta janë drejtorët e rijnë të burgut të Shutkës dhe të Tetovës që u emëruan nga Qeveria"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*