Këngëtarja e njohur, zyrtarisht MILIARDERE

Rihanna është miliardere! 33-vjeçarja e njohur për muzikën, stilin e veshjes dhe ndikimin e saj në botën e modës dhe bukurisë, i është bashkuar listës së njerëzve më të pasur në botë. Revista “Forbes” raporton se pasuria e yllit dhe sipërmarrëses ndodhet në vlerën e 1.7 miliardë dollarëve. Kjo shifër marramendëse i siguron RiRi-t vendin si femra më e pasur e muzikës në të gjithë botën dhe vendin e dytë si femra më e pasur në industrinë e argëtimit, pas Oprah Winfrey, e cila gëzon një pasuri prej 2.7 miliardë dollarë.

Ndonëse Rihanna është këngëtarja më e pasur, fitimet më të mëdha të saj vijnë nga bizneset e saj. 50%-i i aksioneve të saj në “Fenty Beauty” i siguruan 1.4 miliardë dollarë të pasurisë, ndërsa linja e të brendshmeve “Savage X Fenty” rreth 270 milionë. Pritet që kjo shumë të rritet pasi Rihanna ka njoftuar se së shpejti do të lançojë edhe parfumin e saj, “Fenty Parfum”, i cili deri më tani ka ndezur kureshtjen e admiruesve të saj./tvklan.al

Be the first to comment on "Këngëtarja e njohur, zyrtarisht MILIARDERE"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*