Këngëtarja e njohur shqiptare në zi, humb babain e saj

Këngëtarja dhe deputetja e njohur Eliza Hoxha ka humbur të atin. Lajmin e tгishtë e ka bërë me dije vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 19.08.2021 ndërroi jetë Babai, Gjyshi dhe i dashuri ynë Shefqet Hoxha. Njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në vaггezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan) me ikindi në ora 16:30.”, ka shkruar ajo.

Eliza Hoxha kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në Prishtinë, ndërsa studimet i përfundoj jashtë shtetit në vitin 1996. Pas një qëndrimi të gjatë në Blegjikë, Eliza u kthye në Prishtinë ku edhe po bëhej gati për lansimin e këngës së saj të parë. Elizën e njohin të gjithë. Një bukuroshe, e thjeshtë, e veshur me një palë pantallona të shkurtra, çizme të gjata dhe një sako të kombinuar. Kjo ka qenë arsyeja se pse në fillim të karrierës së saj është vlerësuar shumë mirë nga njohësit e muzikës për zërin dhe stilin e saj unik.
(A.B)

Be the first to comment on "Këngëtarja e njohur shqiptare në zi, humb babain e saj"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*