Këngëtari i njohur shqiptar i pikëlluar, ndan lajmin për ndarjen nga jeta të personit të dashur

Këngëtari i njohur shqiptar me prejardhje nga Tuzi, Nikollë Nikprelaj, është pëгballur me një humbje të madhe në familje. Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, këngëtari ka njoftuar se sot nëna e tij ka vdekur.

“Me iku shoku! Nana ime Lulë Prentashja Lajcaj posa iku nga kjo jetë duke na lanë te pikëlluar përgjithmonë! Pusho në paqë Dadë!” ka shkruar ai në Facebook.

Nikollë Nikprelaj është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore moderne, popullore e Shqiperisë së veriut, popullore folklorike dhe popullore dasmash. Nikollë Nikprelaj është këngëtar i njohur nga Trieshi i Malësisë së Madhe. Nikolla gjithmonë ka pasur pasion për këngën, ai filloi të këndoi si profesionist në vitet e vonshme të rinisë. Nikolla poashtu është udhëheqës i grupit folkloristik “Besa Trieshit”. Grupi ka fituar shumë herë vendin e parë nëpër koncerte dhe festivale nëpër Malit të Zi, Kosovë dhe Shqipëri.

Be the first to comment on "Këngëtari i njohur shqiptar i pikëlluar, ndan lajmin për ndarjen nga jeta të personit të dashur"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*