Jennifer Lopez, 51 vjeçarja në superformë: Dua që të gjithë ta dinë që…

Jennifer Lopez ka një qëndrim pozitiv ndaj jetës së saj aktuale. Në një intervistë me Apple Music ku diskutoi projektin e saj të ri muzikor, 51 vjeçarja tha se është në “kohën më të bukur të jetës”. “Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin ‘Si je? Ç’po ndodh? A je mirë?’ Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mirë”, tha Lopez.

Ajo tha se aktualisht ndodhet pikërisht aty ku duhet, në një pikë ku ndihet mirë me veten saqë për shkak të kësaj i kanë ndodhur gjëra që nuk e mendonte të ndodhnin sërish. “E dua të gjithë dashurinë që po vjen drejt meje tani dhe të gjitha urimet e mira. Dua që të gjithë ta dinë që është periudha më e mirë. Periudha më e mirë e jetës sime”, përfundoi Jennifer.

Kujtojmë se prej pak kohësh ajo u nda nga Alex Rodriguez dhe u kthye me ish-in, Ben Affleck. Jennifer ka folur edhe herë të tjera se frymëzimi i saj në muzikë nuk vjen nga ndarjet, siç ndodh shpesh me artistët. Këngëtarja ka thënë se kur ndihet mirë dhe e lumtur, e reflekton këtë në muzikë dhe krijon këngët e saj më të mira./tvklan.al

Be the first to comment on "Jennifer Lopez, 51 vjeçarja në superformë: Dua që të gjithë ta dinë që…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*