Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalet e Kosovës me vlerë mbi 810 mijë euro

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar një donacion nga Japonia për pajisje mjekësore, me vlerë prej më shumë se 810 mijë eurosh. Në kuadër të dhënies së këtij donacioni, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është falënderues ndaj Japonisë, duke shtuar se Kosova ka pasur gjithmonë përkrahje nga ky shtet.

“Jam shumë i lumtur dhe falënderues për ndihmën e vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën, si për këtë donacion por edhe për çdo ndihmë tjetër tuajën. Jam i sigurt që bashkëpunimi jonë do vazhdojë tutje dhe u jemi falënderues”, tha Vitia.

Në anën tjetër edhe ambasadori japonez, Akira Mizutani tha se është kënaqësi për të që të dorëzoj pjesën e parë te pajisjeve mjekësore.Tutje, ai tha se gjatë verës pritet të vijë dhe një kontingjent tjetër me pajisje Ultra dhe Rrezet X.

“Japonia është e fokusuar që të qëndroj afër Kosovës dhe të ndihmojë në forcimin e saj dhe sidomos në sektorin e shëndetësisë dhe përmirësimin e shërbimit shëndetësor të qytetarëve të Kosovës. Bashkëpunimi ne mes te Japonisë dhe Kosovës sidomos në ditë të vështira duke përmirësuar edhe me tej marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve”, tha Mizutani.

Ndërsa, Mitsunori Ogasawara, nga ambasada japoneze në Kosovë u shpreh i lumtur për këtë donacion dhe bashkëpunim ndërmjet dy shteteve.Këto pajisje do të instalohen tek Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe në spitalet rajonale në të gjithë Kosovën.


Be the first to comment on "Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalet e Kosovës me vlerë mbi 810 mijë euro"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*