“Jam e butë, por shumë e fortë” / Fotot e fundit të Antonelës, nuk duan koment

Ajo di shpesh të jetë në qendër të vëmendjes dhe këtë e bën shumë lehtë. Mjafton të publikojë një fotografi në rrjetet sociale dhe të “çmendë” mijëra fansa. Kjo është Antonela Berisha, ish konkurentja e emisionit Për’puthen dhe sipas gjitha gjasave, konkurentja më e komentuar nga ndjekësit, përcjell in7.

Së fundmi ka qënë cak e mediave rozë për një lidhje të mundshme me Mevlan Shabën, një tjetër ish konkurent i Për’puthen. Por deri tani nuk është pohuar një gjë e tillë, as nga Antonela e as nga Mevlani.

Gjatë ditës së djeshme, në media qarkulluan infomacione se këta të dy mund të kenë kaluar natën bashkë në një hotel. Por asnjë fakt konkret nuk u dha. Përveç një audiomesazhi nga dikush, që pretendonte dhe ngulte këmbë se i kishte parë të dy duke hyrë në hotelin e njëjtë.

Sidoqoftë, shijojin këtë pamje të Antonelës, foto të cilat i ka shpëndarë vetë ajo me një thënie në gjuhën angleze.

“Po, jam e butë, por shumë e fortë”, ka shkruar Antonela Berisha poshtë fotografive në Instagram./in7.tv/

Be the first to comment on "“Jam e butë, por shumë e fortë” / Fotot e fundit të Antonelës, nuk duan koment"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*