Ish-Presidentja Jahjaga vaksinohet, ja çfarë porosie ka

Ish Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka kryer sot obligimin e saj shëndetësor, duke u vaksinuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Jahjaga ka shpërndarë fotografitë në rrjetet sociale, të shoqëruara edhe me një mesazh për të gjithë qytetarët, përcjell in7.

“Sot, në sallën 1 Tetori u vaksinova edhe unë. Bota po vazhdon të sfidohet dhe ballafaqohet me pasojat e COVID-19. Shumë të tjerë humbën më të dashurit e tyre si pasojë e virusit, kështu duke krijuar një boshllëk në zemrën e secilit në një formë ose tjetër. Tani, kur vendi jonë është i gatshëm të vaksinoj qytetarët, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të drejtën tonë pasi që kjo është mënyra më e sigurtë për t’i shpëtuar virusit. Gjithashtu, falenderoj stafin mjeksësor për shërbimin dhe punën tejet profesionale. Ishit shpresa jonë më madhe, në luftën me COVID-19”, ka shkruar Jahjaga./in7.tv/

Be the first to comment on "Ish-Presidentja Jahjaga vaksinohet, ja çfarë porosie ka"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*