“Ali Ahmeti: Izet Mexhiti, kryetar i Shkupit në 10 ditët e fundit…” / Plas ironia në rrjet

Paralajmërimi për një befasi nga kreu i BDl-së për më 5 Qershor ka vërshuar rrjetin me aludime të ndryshme, kryesisht komike. Krahasimin që Ahmeti e bëri me “kryeministrin shqiptar”, ia ka shtuar edhe më shumë dozën e dyshimit për këtë premtim të radhës. Të paktën sipas komenteve të shumta në rrjetet sociale.

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët ka dhënë një ide interesante për “befasinë” e Ali Ahmetit. Sipas tij, ideja që do ta shpalosë Ahmeti mund të jetë e lidhur me Qytetin e Shkupit, më saktësisht me drejtuesin e saj. Fetai thotë se Ahmeti e përgatit Izet Mexhiti për Kryetar të Shkupit, por vetëm për 10 ditët e fundit të mandatit edhe atë në vitin 2034. Këtë ironi, Fetai e ka përdorur duke e krahasuar me “kryeministrin shqiptar”, që sipas marrëveshjes mes Ahmetit dhe Zaevit do të duhet të bëhet në 100 ditët e fundit të qeverisë. Por disa muaj pas kësaj marrëveshjeje, kandidati për kryeministër nga BDl u emërua në pozitën Avokat i Popullit, përcjell in7.

“Ali Ahmeti: më 5 qershor BDl do të dal me një platformë siç ishte Kryeministri i parë shqiptar.
Platforma: Izet Mexhiti kryetar i Shkupit në 10 ditët e fundit të vitit 2034”, ka shkruar Arben Fetai nga Opozita Shqiptare./in7.tv

Be the first to comment on "“Ali Ahmeti: Izet Mexhiti, kryetar i Shkupit në 10 ditët e fundit…” / Plas ironia në rrjet"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*