“I tha të gjitha”, Sindi në qendër të vëmendjes/ Rrëfehet për Ledjanën, Princin, Blerimin…

Sindi Loci, artiste e talentuar dhe bukuroshe, që ishte pjesë e emisionit Për’puthen po ruan raporte të mira me disa nga ish konkurentët. Por, duhet thënë se brenda emisionit kishte edhe kundërshtarë të shumtë. Sindi ka komunikuar me fansat sot, duke u përgjigjur në Instagram në pyetjet që ata ia drejtonin. Dhe siç e ma edhe natyrën, e sinqertë dhe e njomë, Sindi rrëfeu detaje interesante edhe për disa nga konmurentët më të përfolur të Përputhen. Në fillim, ajo nxorri një foto me Blerim Dautin, ish konkurentin e emisionit, duke i kushtuar një mesazh atij. Sindi ka shkruar mbi foto se mbase atyre dyve iu është dashur edhe disa takime tjera, duke lënë të kuptohen se e ka marrë malli apo se i ka ngelur peng diçka. Mesazhin e ka shoqëruar edhe me ca “emoji” që tregojnë përkujdesje.

Por kjo nuk është e tëra. Sindi është pyetur edhe për Princin dhe Ledjanën. Pêr Princin, Sindi ka fjalë shumë të mira. Ajo e konsideron atë si një nga mendjet më të veçanta që ka takuar ndonjëherë, ndërsa shton se ai, shpesh është më i mirë seç duhet.

Ndërsa për Ledjanën, dikush e ka pyetur se pse asnjëherë nuk janë gгindur mes tyre. Por Sindi, rrëfen se Ledjana është njëra nga femrat më të edukuara dhe vajzat më të mira që ka njohur. Ajo bëri të ditur se nê fillim të emisionit nuk kanë qënë shumë të afêrta, por respekti pêr të siç duket është tejet i madh./in7.tv/

Be the first to comment on "“I tha të gjitha”, Sindi në qendër të vëmendjes/ Rrëfehet për Ledjanën, Princin, Blerimin…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*