I humb shpresat Zaevi: Problemi me Bullgarinë nuk do të zgjidhet deri ..

Kryeministri Zoran Zaev nuk është optimist se deri më 22 qershor mund të vijë deri te zgjidhja me Bullgarinë, ndërsa me atë edhe deri te zhbllokimi I procesit për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, para së gjithash për shkak të asaj që atje për momentin ka Qeveri teknike.Ai paralajmëroi se me siguri të enjten në Bullgari do të ketë edhe një takim me presidentin Rumen Radev. Nuk ka dëm, tha kryeministri, nëse me anën bullgare përfundojmë ndonjë marrëveshje e cila më pas do të verifikohej nga Qeveria e ardhshme politike në Bullgari.

“Besoj se të enjten do të mund të hyjmë hollësisht në ato bisedime. Atë që më duhet ta them, kam ndjenjën se më 22 qershor nuk do të zgjidhet sepse Bullgaria ka qeveri teknike dhe nuk ka Parlament. Por, nuk është e pamundur të zgjidhet. Përse e them këtë, Të mos I ngris pritjet e të gjithëve për shkak të asaj që realiteti është se në Bullgari më 11 korrik kanë zgjedhje. Por, njëkohësisht kam ndjenjën e përgjegjësisë para popullit tonë të them se detyrë e jona është të bëjmë gjithçka. Dhe nuk është dëm nëse bëjmë madje edhe sukses he përfundojmë marrëveshje e cila do të verifikohej nga ana e qeverisë politike dhe nga Parlamenti”, tha Zaevi duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve me rastin e ndarjes së marrëveshjeve të para për projekte infrastrukturore për 23 komuna nga program TAV. Sipas tij, me rëndësi është se nuk ka dilemma për ekzistimin, autenticitetin dhe konfirmimin e gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas.

“Ajo nuk është çështje e bisedimeve. Flasim për dinamikën në muaj, në gjysmëvjetorë, në vite apo në vazhdimësi në të gjitha hollësitë nga bashkëpunimi sektorial në pjesën e kornizës apo biletës. Flasim për intensitetin e thirrjes dhe shikimin e komisionit historic nga të dyja palët, por gjithsesi flasim edhe për pjesën kreative të kryesimit portugez I cili e dha si propozim në mënyrë që përfundimisht Bullgaria të mund të na japë kalim, përkatësisht përgjigje pozitive në caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare përmes miratimit të kornizës negociuese”, theksoi kryeministri. Ai tha se edhe takimi I djeshëm me presidentin Rumen Radev ishte mjaft I rëndësishëm, si vazhdim I takimit që ai e pati me presidentin Stevo Pendarovski. Ajo që është me rëndësi, theksoi ai, është përmes bisedës ta konfirmojmë saktësisht kujdesin për gjërat e rëndësishme edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Bullgarinë përmes propozimit nga kryesimi portugez.

Be the first to comment on "I humb shpresat Zaevi: Problemi me Bullgarinë nuk do të zgjidhet deri .."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*