I dhanë fund lidhjes, Melisa dhe Andi nuk ndalin “thumbat” për njëri-tjetrin (Foto)

Andi dhe Melisa dukej se ishin i vetmi çift “i mbijetuar” nga emisioni “Përputhen”, por deri dje kur Melisa duket se ka konfirmuar nëpërmjet nje shprehje ndarjen me ish-konkurrentin.

“Edhe kaq leht’ u shemb gjithçka përdhe!
Të desha fort – po ti s’më dashurove –
Jo! jo! Mos thuaj: Po! – se ti
Veç fjal’ e buzëqeshje më dhurove –
un shpirtin bëra fli.”

Është poezia që ka shpërndarë Melisa pasi ka hequr Andin nga Instagrami. Gjithashtu vihet re se as Andi nuk e ndjek Melisën dhe kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin. Kaq duhet për të thënë me plot gojën se çifti nuk është në ditët më të mira. Ndarje e tyre u be virale ne rrjet dhe ata nuk kanë zgjedhur të heshtin, por kane nisur “thumbat” ne Instagram per njeri-tjerin. “Marrëdhëniet janë si xhami, ndonjëherë është më mirë t’i lini ato të thyera, se sa të dëmtoni veten duke tentuar t’i bashkoni”- shkruhet në thënien qe ka shperndare Andi. Nderkohe Melisa nga ana tjeter duket se po e shijon kete “loje” me shprehje teksa ka shperndare keto fjale: “Gjeja me e dhimbshme eshte te humbesh veten ne procesin e te dashuruarit dike aq shume sa te harrosh qe ti je gjithashtu speciale”.

Be the first to comment on "I dhanë fund lidhjes, Melisa dhe Andi nuk ndalin “thumbat” për njëri-tjetrin (Foto)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*