Humbi 14 miliardë për një natë, Jeff Bezos nuk është më i pasuri në botë / Kush ja zuri vendin?

Jeff Bezos më nuk është njeriu më i pasur në botë, pasi që vetëm brenda një dite ka humbur afro 14 miliardë dollarë, kështu duke ia ггëmbyer vendin e parë francezi Bernard Arnault. Siç raporton Forbes, Arnauld posedon 47 të aksioneve të LVMH që nën të njëjtin kulm mbledh rreth vetes brendet e njohura si Louis Vuitton, Moët & Chandon, Christian Dior dhe Tiffany & Co, transmeton Telegrafi.

Pas raportimit për rezultatet biznesore në tremujorin e fundit, aksionet e Amazonit të Bezos kanë rënë për 7,6 për qind, kështu si aksionari më i madh ka humbur rreth 13.9 miliardë dollarë, e fronin e më të pasurit në botë sërish e ka fituar biznesmeni francez. Pavarësisht rënies së konglomeratit të Arnualt, ku në LVMH ka pasur rënie për 1,4 për qind, evropiani më i pasur është më i varfër për 2.9 miliardë dollarë – kështu këtë është raportuar se pasuria e tij personale kap shumën e 192.9 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Be the first to comment on "Humbi 14 miliardë për një natë, Jeff Bezos nuk është më i pasuri në botë / Kush ja zuri vendin?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*