Hiqet karantina për personat të cilët vijnë nga Afrika dhe Brazili

Hiqet karantina për personat të cilët vijnë nga Afrika dhe Brazili

Shkup, 25 maj 2021 (MIA) – Qeveria në seancën e sotme të rregullt të 72-të miratoi Vendim për ndërprerjen e vlefshmërisë së masës, me të cilën të gjithë personat nga vendi dhe të huaj që vijnë nga vendet e Afrikës dhe nga Brazili, në mënyrë të obliguar të dërgohen në karantinë 14 ditore, ndërsa kjo masë të vazhdojë të zbatohet vetëm për personat e huaj fizikë, udhëtarë nga Republika e Indisë.

Qeveria në këtë seancë e miratoi Informatën për përgaditjen e kartelave elektronike për automjetet nga Serbia, me çka krijohen kushte për lirimin nga pagesa e taksës rrugore në vend për shtetasit serbë gjatë sezonit të verës.

Në kumtesë, mes tjerash thuhet edhe se në seancë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka informuar se lidhur me epideminë e Kovid-19 numri i personave të diagnostikuar dhe të hospitalizuar është zvogëluar, gjë që rezultoi me mbylljen e një pjese të qendrave për Kovid.

“Filipçe lidhur me procedurën për vaksinim masiv të popullatës, informoi se procesi i furnizimit të vaksinave dhe vaksinimit të popullatës po zhvillohet mirë duke paralajmëruar hapje të dy pikave shtesë për imunizim në Veles dhe Prilep”, shtohet në kumtesë.

Be the first to comment on "Hiqet karantina për personat të cilët vijnë nga Afrika dhe Brazili"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*