Hidhet shorti, mësohet kundërshtari i Shkëndijës

Kampioni slloven Mura është kundërshtar i Shkëndijës në fillim të sezonit të ri në Ligën e kampionëve në futboll, ka vendosur shorti i sotëm në selinë e UEFA-s në Nion. Kampioni nga Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë që do të luhet më 6 ose 7 korrik në Arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, derisa ndeshja kthyese në Slloveni është një javë më vonë. Fituesi do të sigurojë plasman në xhiron e dytë kualifikuese në LK, derisa ekipi humbës pjesëmarrjen e saj në evropian do ta vazhdojë në xhiron e dytë kualifikuese të Ligës së Konferencave të UEFA-s.

Be the first to comment on "Hidhet shorti, mësohet kundërshtari i Shkëndijës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*