Haziri tregon se çfarë biseduan në takim me Kurtin

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur rreth takimi që ka zhvilluar ai, bashkë me kryetarin e partisë së tij, Lumir Abdixhiku, me kryeministrin, Albin Kurti.

Haziri nëpërmjet një postimi në Facebook tha se në këtë takim i kanë prezantuar qëndrimet e LDK-së për temat e mëdha për vendin.

Ai shtoi se këto qëndrime ia kanë dorëzuar në formë të shkruar.

“Me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun, zhvilluam një takim me kryeministrin Kurti, ku i prezantuam qëndrimet e partisë për temat e mëdha për vendin, duke ia dorëzuar në formë të shkruar”, shkroi Haziri.

Be the first to comment on "Haziri tregon se çfarë biseduan në takim me Kurtin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*