Greta Koçi flet për pjesëmarrjen në Big Brother VIP (FOTO)

Kanë mbetur edhe dy muaj deri në fillimin e ‘Big Brother Vip’ dhe kureshtja vetëm po shtohet, shkruan Insajderi.com Lajmin për vazhdimin e këtij spektakli në tetor e ka dhënë moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, e cila është shprehur mjaftë e lumtur që do të fillojë prape mbas katër viteve. Ajo ka treguar në një pyetësor në Instagram edhe shumën që do të fitojë personi që do të dal si fitues nga aty. “Çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota”, ka deklaruar ajo.

Por, ajo që është duke mbetur surprize dhe më shumë kurioz për publikun është se kush do të jetë konkurrent në këtë edicion. Mes shumë emrave që janë lakuar se mund të jenë pjesëmarrës në këtë “reality show”, ka qenë edhe ai i këngëtares Greta Koçi, e cila së fundmi ka thyer heshtjen dhe ka dhënë një përgjigje për të gjithë. E pyetur nga ndjekësit e saj në Instastory nëse do të jetë pjesë e “Big Brother Vip”, Greta ka dhënë një përgjigje të prerë duke thënë thjesht “Jo”.
Kohë mjë parë është përfolur së pjesëmarrës do të jenë edhe disa emra të “ Për’puthen”, por gazetari Eraldo Rexha ka mohuar zërat që ata do të jenë konkurrent. Ai në një intervistë për “Pushime On Top” tha se ky spektakël do të nisë në tetor dhe veç kësaj bëri të ditur se deri më tani janë përzgjedhur 90 për qind e banorëve pjesëmarrës./Insajderi.com

Be the first to comment on "Greta Koçi flet për pjesëmarrjen në Big Brother VIP (FOTO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*