Gjysmëfinalja Itali – Spanjë është ngjarja e 35-të më e shikuar televizive në histori

Ndeshja gjysmëfinale në kuadër të EURO2020 ndërmjet Italisë dhe Spanjës është ngjarja e 35-të më e shikuar televizive e të gjitha kohërave në Itali, informuan sot mediat lokale. Ndeshja, në të cilën azurët siguruan finalen me fitore 4:2 në penallti, e kanë shikuar 19 milionë e 822 mijë tifozë italianë të futbollit.

Ngjarjen në kanalin RAI 1 e kanë ndjekur 17.414.000 shikues, ndërsa 2.408.000 e kanë ndjekur ndeshjen përmes Skaj Sport 1. Në mesin e 50 ngjarjeve më të shikuara televizive në historinë italiane, të gjitha janë ndeshje futbolli, ndërsa në 46 prej tyre ka luajtur përfaqësuesja kombëtare.

Be the first to comment on "Gjysmëfinalja Itali – Spanjë është ngjarja e 35-të më e shikuar televizive në histori"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*