Gjithë javën bënë fushatë për ezanin, mbrëmë BDl “e lau” Dibrën me birra e alkool tjetër

Lum birrash në festën e mbrëmshme të BDl-së në Dibër, mes tyre edhe ministra e funksionarë të lartë shtetëror e partiakë. Në videot që qarkullojnë në rrjete sociale janë publikuar momente nga festa e integristëve, ku vërehen tavolina të mbushura me birra e lloje tjera të pijeve alkoolike.

“BDI me nëntokën “fitoi” dhe me nëntokën e me birra feston në Dibër”, është titulli që InfoMagazin e ka vendosur mbi videon e festës.

Ju rikujtojmë se pikërisht këta funksionarë të BDl-së që shihen duke pirë birra në video, gjatë javës së kaluar bënin fushatë kundër një partie maqedonase për gjoja qëndrimet e saj kundër ezanit nëpër xhami. Kur iu duhet, bëhen hoxhallarë e predikues të Islamit, ndërsa kur kryejnë punë, dehen me alkool.

“Kalova lumin, të dhje**a kalin”, thotë një fjalë e urtë popullore.

VIDEON E PLOTË E GJENI KËTU

Be the first to comment on "Gjithë javën bënë fushatë për ezanin, mbrëmë BDl “e lau” Dibrën me birra e alkool tjetër"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*