Gjallërohet biznesi i dasmave, rifillojnë rezervimet për këtë verë

Rënia e rasteve aktive dhe infektimeve të reja me koronavirusin Covid-19 ka bërë që shteti të lehtësojë masat, dërsa qytetarët dhe bizneset të rifillojnë të marrin frymë lirshëm. Vera e kaluar shkaktoi krizë të thellë sidomos në biznesin e dasmave, një sektor ku përfshihen profesione të ndryshme dhe që prek një numër të madh të qytetarëve. Përqindja më e madhe e dasmvae të vitit të kaluar u anuluan, me shpresë se për vitin e ardhshëm do të ketë lehtësime masash dhe se pandemia do të përfundojë. Një numër simbolik i damavae u realizuan edhe gjatë verës së kaluar, por me kufizime, me pak njerëz dhe pa shumë bujë, njofton in7.

Por si qëndron puna këtë verë? Në Maqedoninë e Veriut si pasojë e zbutjes së epidemisë dhe teksa është aktiv procesi i vaksinimit, biznesi i dasmave po ringjallet. Qytetarë të shumët kanë filluar të bëjnë rezervimet e duhura për këtë verë. Këtu përfshihen lokalet, muzika, dekorimet, por edhe një nga sektorët më të prekura dhe me rol thelbësor në këtë biznes. Produksionet, studiot për inçizim dhe fotografim të eventeve dhe kujtimeve më të bukura në jetën e çdo çifti që lidh kurorë.

Resul Çollaku, pronar i Studio Rinora, që për mbi 25 vite po vepron në fushën e inçizimit dhe fotografimit të dasmave dhe eventeve tjera familjare, thotë se muajin e fundit janë intensifikuar rezervimet për verën e këtij viti, por edhe të vitit të ardhshëm. Sipas tij, një numër i madh, sidomos i mërgimtarëve, tashmë të lehtësuar edhe nga situata e përgjithshme me koronavirusin, kanë riazhurnuar rezervimet e tyre për dasmat, një pjesë e të cilave u anuluan në vitin e kaluar. Shpresa për një sezon të suksesshëm po rritet, jo vetm për studiot e produksionet, por edhe për bizneset tjera që lidhen direkt me dasmat, thekson Çollaku.

“Viti i kaluar la shenjë të keqe dhe pasoja në çdo biznes që lidhet direkt me dasmat. Këtë vit, sidomos në këto javët e fundit po gjallërohet ky sektor. Kemi mjaftë rezervime të reja për këtë verë, por edhe një përqindje e madhe e dasmave që u anuluan verën e kaluar, janë ricaktuar për këtë verë, por edhe pas sezonit, në muajt shtator, tetor dhe gjatë sezonit dimëror. Shpresojmë shumë se situata do të lehtësohet edhe më shumë dhe të realizojmë një sezon të suksesshëm”, thotë mestjerash Çollaku nga Studio Rinora.

Me shpresë për një sezon të suksesshëm janë edhe pronaret e lokaleve që posaçërisht janë krijuar për mbajtjen e dasmave. Një pjesë e tyre po punojnë që të adaptojnë hapësirat e tyre edhe për ambient të jashtme, eventualisht nëse kështu do të jenë kërkesat nga organet shtetërore. Këngëtarët dhe muzikantët poashtu shorehen entuziastë se ky sezon do të organizohet normalisht dhe pa kufizime të tepruara./in7.tv/

Be the first to comment on "Gjallërohet biznesi i dasmave, rifillojnë rezervimet për këtë verë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*