Gazetari i shton dyshimet për lidhjen e tij me Kim Kardashian

Kim Kardashian po përflitet prej muajsh për një lidhje dashurie me mikun e saj të ngushtë, Van Jones. Dyshja u përfolën për një marrëdhënie përtej miqësisë në muajin prill, vetëm pak javë pasi Kim dorëzoi në gjykatë kërkesën për divorc nga Kanye West.

Nëna e katër fëmijëve ka punuar si praktikante në organizatën jofitimprurëse të drejtësisë penale të Van Jones, Dream Corps JUSTICE, ndërsa po studion për diplomën e saj të drejtësisë. Mes gjithë fjalëve që thuhen lart e poshtë për ta, Van Jones ka folur për herë të parë për Kim teksa ka dhënë një intervistë për “The Ellen DeGeneres Show”. Ai i ka hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit për lidhjen e shumëpërfolur, pasi ka folur me superlativa për Kim.

“Ajo po ja del mbanë në mënyrë të mahnitshme. Mendoj se e ka përdorur platformën për të ndihmuar njerëzit. Babai i saj ishte një avokat dhe ajo ka dashur gjithmonë që të bëhet avokate. Unë mendoj se ajo do jetë një avokate e jashtëzakonshme. Që tani mendoj se është një nga avokatet më të mira që kemi në drejtësinë penale”, është shprehur Van për Kim.

Dyshja nisën miqësinë e tyre në vitin 2018-të, kur folën në samitin për reformën në drejtësinë penale dhe të dy kanë punuar shumë pranë njëri-tjetrit. Van i është gjendur pranë në çdo moment Kim për këtë hap të ri në karrierë dhe kjo është bërë shkak që shumë ta akuzojnë yllin e televizionit se ajo po e përdor Jones.

Be the first to comment on "Gazetari i shton dyshimet për lidhjen e tij me Kim Kardashian"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*