Fyerjet ndaj gazetares / Pendohet drejtori, kërkon falje

Drejtori i SHF “Adem Jashari”, Ajdin Ramadani, ka pranuar gabimin dhe i ka kërkuar falje Televizionit 21 për sharjen dhe fjalët e pahijshme që ka drejtuar deri tek TV21 dhe gazetareja, Arbana Qerimi Klimenta, pas publikimit të kronikës për barin e pakositur në oborr të shkollës. Në vijim është kërkim falja e drejtorit Ramadani:

Të nderuar, me rastin e publikimit të një video-xhirimi në TV 21 fillimisht dëshiroj t’i kërkojë falje gjithë opinionit dhe gazetares për të shprehurit e mi, sepse gjithçka që është thënë është thënë në afekt dhe ishte një keqkuptim. Unë dëshiroj të theksoj se kam përvojë mbi 36 vjeçare në fushën e arsimit, ndërsa për suksesin tim dëshmojnë gjeneratat të shumta nxënësish të suksesshëm që kam nxjerrë si kuadër.

Dua gjithashtu të informojë publikun se sot kam raportuar edhe para Komisionit për Arsim pranë Komunës së Çairit lidhur me ngjarjen në fjalë dhe jam plotësisht dakord me çdo masë të nevojshme disiplinore që do të ndërmerrej ndaj meje dhe sjelljes sime. Me respekt, Ajdin Ramadani, drejtor i SHFK “Adem Jashari”

Be the first to comment on "Fyerjet ndaj gazetares / Pendohet drejtori, kërkon falje"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*