Fyeгје dhe ofendime të rënda, Rama pëгplaset me gazetarin shqiptar në Shkup (VIDEO)

Sot në Shkup është mbajtur forumi ekonomik për bashkëpubim rajonal. Në këtë forum prezencë ishin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçic si dhe kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev, shkruan Nmk-post. Për kryeministrin Rama siç duket nuk ka shkuar edhe aq mirë ky forum. Në në video të postuar në rrjetin social nga ana e gazetarit Furkan Saliu, shihet të ketë pasur një përplasje verbale. Vet gazetari Saliu e ka pranuar një gjë të tillë, duke thënë se ka debatuar ashpër me kryeministrin e shqipërisë.

Ja statusi i gazetarit Saliu:

“Për shkak të distancës mikrofoni nuk ka kap gjithçka që më tha dhe i thash Ramës, po qe po mundohem pak a shumë tua shpjegojë situatën.
Konferenca për media doli që nuk ishte për media po për televizionet private të Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, dmth televizionet publike. Iu thash në anglisht të treve se kjo po duket mu ashtu siç e tha Rama, mini-Jugosllavi, pa liri të shprehjes. Kjo si duket e preku më së shumti Ramën…E pastaj filloi “biseda”…

Rama: Ti je një injorant! | F.S: Injorant Gashi? | Rama: Çfarë rinie jeni ju? Injorantë! | F.S: Nuk e di se a unë jam injorant apo ju arrogant? | Rama: Pse arrogant? Po e them të vërtetën, je injorant! | F.S: Ju ekspert injorantes, i njihni në shikim të parë, me shumë gjasa jeni të rrethuar me injorantë. Afrohen gazetarët, fillojnë të interesohen se për çfarë po flasim dhe Rama e ngrit zërin… | Rama: Nëse do intervistë ekskluzive..? | F.S: Jo faleminderit”, ka shkruar Furkan Saliu./Nmk-post/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1496368594042354&id=100010076834178

Be the first to comment on "Fyeгје dhe ofendime të rënda, Rama pëгplaset me gazetarin shqiptar në Shkup (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*