Funksionari i BDl-së ofendon tetovarët, dibranët dhe kërçovarët

Edhe një funksionar i BDl-së ofendon rëndë tetovarët. Pas disa etiketimeve të pahijshme të kreut të BDl-së, Ali Ahmeti ndaj tetovarëve në bisedat e pëгgjuara që u publikuan kohë më parë, një tjetër funksionar i kësaj partie ka ironizuar me këta qytetarë. Kësaj radhe për shkak të dështimit të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të siguruar vaksina, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri ka akùzuar tetovarët duke i ofenduar me shprehjen “më të mençurit në botë”. Duke fajësuar tetovarët për numrin e ulët të të vaksinuarve, Aziri ka lavdëruar qytetarët e Kavadarit, Ohrit dhe Gjevgjelisë për përqindjen e lartë të të vaksinuarve, ndërsa ironizon me Tetovën, Dibrën e Kërçovën, ku përqindja është e ulët. Për Azirin, qytetarët e këtyre qyteteve, përfshirë edhe veten e tij, janë “si zakonisht më të mençurit e botës”.

“Si zakonisht ne më të mençurit në botë! Analizat e fundit të ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se përqindje më e lartë e të vaksinuarve është në qytetin e Kavadarit 43,5%, më pas është Ohri me 42,9% dhe Gjevgjelia me 41%. Ndërkaq përqindje më e ulët e të vaksinuarve është regjistruar në Tetovë, Dibër dhe Kërçovë.”, ka shkruar Valmir Aziri.

BURIMI

Be the first to comment on "Funksionari i BDl-së ofendon tetovarët, dibranët dhe kërçovarët"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*