FOTO – Zbulohet se kush e shoqëron Nora Istrefin në pushime

Nora Istrefi nis pushimet dhe ky është personi që po e shoqëron. Këngëtarja e bëri të ditur përmes postimeve të publikuara. Nora Istrefi, ndau pamje nga deti dhe plazhi derisa zbuloi pak edhe nga personi që po e shoqëron atje, shkruan lajmi.net.

Ajo postoi në storie në Instagram pamjen derisa afër detit shihet vajza e saj, Rene e cila tashmë është rritur mjaftueshëm për të qenë afër nënës. Ndërkohë, Nora nuk zbuloi vendin se ku ka zgjedhur t’i nis pushimet për këtë verë teksa ndau vetëm foto të vendit dhe vajzës. Kujtojmë se, këngëtarja ka qenë e komentuar në media rozë sa i përket një deklarate të prezantuesit, Alaudin Hamiti i cili e ka konsideruar si një nga personat publik që nuk din të shprehet dhe e ka vështirë të bisedoi me të, qoftë kur e ka të ftuar në emisione apo edhe kur del miqësisht për të pirë kafe. Theksojmë se, Nora deri më tani nuk ka reaguar sa i përket kësaj deklarate të moderatorit.

Be the first to comment on "FOTO – Zbulohet se kush e shoqëron Nora Istrefin në pushime"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*