FOTO – Surpriza pafund, çfarë na pret në sezonin e ri të Për’puthen

Ka nisur dita e dytë e sezonit të ri të “Për’puthen” ku edhe sot po prezantohen konkurrentët e rinj djem. Deri me tani pjesë e programit janë bërë: Njihuni me Bashkim Saitin konkurrentin e ri që është 23 vjeç vjen nga Mitrovica dhe jeton në New Jersey. Aktualisht punon si secuгity. Azem Halimi është një tjetër konkurrent që është pranuar të jetë pjesë e Për’Puthen dhe do të këtë mundësi të njohë një nga vajzat. Është 24-vjeç me origjinë nga Presheva, por jeton në Gjermani. Redion Kastrati është djali me moshën më të madhe që bëhet pjesë e këtij sezoni të tretë të Për’Puthen. Ai është 35 vjeç ka lindur dhe jeton në Fier. Aktualisht ushtron profesionin si personal trajner. Taulant Murataj ka lindur dhe jeton në Tiranë. Ai është 26 vjeç dhe ushtron dy profesione atë të berberit dhe si personal trajner. Albi Dhima është një tjetër konkurrent që do përpiqet të ггëmbejë zemrën e një prej vajzave. Ai është 28 vjeç ka lindur në Fier dhe jeton në Tiranë. Aktualisht punon si menaxher.

Njihuni me Eklajd Zguri i cili ka lindur në Mat dhe jeton në Tiranë. Është 27 vjeç dhe aktualisht punon si menaxher. Aleksandër Karaevski është 25 vjeç dhe vjen nga Shkupi, por jeton në Tiranë. Aktualisht punon në biznesin e tij. Nikoll Sherri është 30 vjeç dhe vjen nga Mirëdita, por jeton në Tiranë. Profesioni i tij është si personal trajner. Arlida Nezha është vajza e dytë sot që i bashkohet panelit të Për’Puthen. Ajo është 25 vjeç dhe jeton në Durrës. Karakter i forte, Tola siç e thërrasin miqtë, padyshim do jua bëj rrugën e vështirë djemve. Gjatë puntatës së djeshme që përkon dhe me fillimin e këtij sezoni të tretë të Për’Puthen janë prezantuar dhe 8 djem të tjerë të tjerë si dhe një vajzë. Por surprizat akoma nuk kanë mbaruar. Gjatë ditëve në vazhdim do të keni mundësi të njihni akoma dhe më shumë konkurrentë që do ju mbajnë të mbërthyer para ekranit dhe do ггëmbejnë zemrat tuaja./TCH/













Be the first to comment on "FOTO – Surpriza pafund, çfarë na pret në sezonin e ri të Për’puthen"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*