FOTO – Merrni frymë thellë / Kujt i rri më mirë ky fustan, Arbenitës apo Morenës?

Dy bukuroshet shqiptare kanë zgjedhur fustanin blu. Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, cilësohet si njëra ndër modelet shqiptare më të bukura. Ajo tash e disa ditë po shijon pushimet me bashkëshortin dhe vajzën e tyre në Mal të Zi. Modelja bukuroshe sot ka postuar disa fotografi ku u shfaq me fustanin blu me të cilin theksoi linjat trupore seksi mjaft shumë. Si duket të njëjtin pëlqim e kishte edhe këngëtarja e njohur shqiptare Morena, pasi u shfaq me të njëjtën veshje në Instagram. Ajo kishte aksesorizuar fustanin me taka të larta blu teksa pozonte mjaft joshëse për kamerën. Të dyjat dukeshin për mrekulli në fustanet e tyre.

Morena Taraku dhe Arbenita Ismajli kanë bërë “xing” me veshjen e tyre të fundit. Vajzat e njohura janë shfaqur të veshura shumë seksi me fustanin ngjyrë blu, i cili i nxirrte në pah linjat perfekte. Ndonëse, të dyja janë dukur shumë sensuale, publiku ka gjithmonë një më të preferuar, prandaj edhe këtë herë nuk kanë kaluar pa u komentuar.





Be the first to comment on "FOTO – Merrni frymë thellë / Kujt i rri më mirë ky fustan, Arbenitës apo Morenës?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*