FOTO – Kush është shqiptarja më e bukur, do të habiteni nga ngjashmëria me super aktoren amerikane

Mbrëmjen e së premtes (9 korrik) spektakli i bukurisë ‘Miss Universe Albania’, ku dhjetëra vajza garuan për të rrëmbyer kurorën e më të të bukurës së trojeve shqiptare. Në këtë garë të bukurisë, që u mbajt për dy netë me radhë, fituese u shpall 27 vjeçarja nga Tirana e cila do ta prezantojë Shqipërinë në Miss Universe 2021. Ajo është Ina Dajçi. Ina Djaçi është 27 vjeçe, që prej moshës 18-vjecare jeton në SHBA, ku ka studiuar në fushën e arkitekturës dhe historisë së artit. Puna me profesionistë i ka ngjallur një pasion për fotografinë dhe pjesa e saj e preferuar është kreativiteti në set. Të ishte pjesë e në një konkursi bukurie si Miss Universe Albania nuk ishte diçka e pamenduar, pasi Ina beson se pjesëmarrja e saj mund të sjellë një risi në këtë aktivitet kulturor.

Kurora e bukurisë iu dorëzua nga Paula Mehmetukaj e cila e kishte përfaqësuar Shqipërinë në Miss Universe 2020. Ndryshe, Ina njihet edhe si sozia e Angelia Jolie. Jolie konsiderohet si njëra nga gratë më të bukura të kinematografisë botërore. Ajo ishte e martuar për disa vite me aktorin Brad Pitt, me te cilin janë ndarë kohët e fundit.



Be the first to comment on "FOTO – Kush është shqiptarja më e bukur, do të habiteni nga ngjashmëria me super aktoren amerikane"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*