Fajzer dhe Biontek paralajmëruan shpërndarjen e dy miliardë vaksinave kundër Kovid-19 për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme

Kompanitë farmaceutike Fajzer dhe Biontek sot u zotuan këtë vit të shpërndajnë një miliardë doza të vaksinës kundër Kovid-19 në vendet e varfra dhe një miliardë të tjera në vitin e ardhshëm. Drejtori i përgjithshëm i Fajzerit, Albert Burla në samitin e G20 paralajmëroi se në 18 muajt e ardhshëm, Fajzer dhe Biontek do të shpërndajnë dy miliardë doza të vaksinës kundër Kovid-19 në vendet me të ardhura të mesme dhe më të ulëta, ndërsa një miliardë do të dorëzohen deri në fund të vitit. Ai shtoi se vaksinat do t’u ofrohen vendeve me të ardhura të ulëta me një çmim furnizues, ndërsa vendet me të ardhura të mesme do të paguanin rreth gjysmën e çmimit të plotë, ose 20 dollarë për dozë.

Sidoqoftë, ende nuk është rënë dakord nëse vaksinat do të dorëzohen përmes Programit të Kombeve të bashkuara për vaksina KOVAKS. Me dorëzimin e vaksinave në vendet e varfra do të tejkalohej problemi në shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave, pasi deri më tani shumica e vaksinave janë shitur në vendet e pasura.

Be the first to comment on "Fajzer dhe Biontek paralajmëruan shpërndarjen e dy miliardë vaksinave kundër Kovid-19 për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*