EURO2020: Finalja në “Uembli” do të shikohet edhe në “Olimiko” në Romë

Prefektja e Romës, Virxhinia Raxhi, ka inicuar sot që finalja e EURO2020, ku Italia luan më 11 korrik në “Uembli” në Londër, të shikohet edhe në Stadiumin olimpik në kryeqendrën italiane. Në propozimin e parashtruar deri te Komiteti olimpik Italian, Raxhi tha se finalja do të shikohej në “Olimpiko” me respektimin e të gjitha protokolleve shëndetësore lidhur me koronavirusin.

Stadiumi do të hapej me numër të kufizuar të tifozëve, të cilët duhej të vaksinohen kundër Kovid-19, ndërsa finalen do ta shihnin në ekranet e mëdha të vendosura në “Olimpiko”. Italia dje siguroi plasman në finalen e Kampionatit evropian, duke e mundur Spanjën pas realizimit të penaltive, ndërsa për kundërshtar do ta ketë fituesin nga gjysmfinalja e dytë e sotme mes Anglisë dhe Danimarkës.

Be the first to comment on "EURO2020: Finalja në “Uembli” do të shikohet edhe në “Olimiko” në Romë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*