Elmi Aziri i reagon nënkryetares së LSDM-së për administratorët shqiptarë: Ata që përkëdhelen, janë administratorët maqedonas

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka reaguar sot ndaj deklaratës së Nënkryetaressë LSDM-së, Sanja llukarevska, e cila tha se nuk do t’i përkëdhelin administratorët që vijnë nga Marrëveshja e Ohrit. Nëse nuk e tregojnë veten, do të përshëndetemi me ta, theksoi mbrëmë Llukarevska. Kjo nuk i ka pëqyer Elmi Azirit nga Opozita Shqiptare, sipas të cilit, nuk janë administratorët shqiptarë ato që përkëdhelen, por ata maqedonas, përcjell in7.

“Deklarata e zv. Kryetares së LSDM-së znj. Llukarevska se “administratorët shqiptarë nuk do t’i përkëdhelim”, sesi tingëllon si një deklaratë me paragjykime. Kush kërkoi që adminstratorët shqiptarë të përkëdhelen!? Në fakt, e vërteta është se nëpër institucione administratorët maqedonas janë ata që përkëdhelen dhe jo shqiptarët. Nëse pak hulumtoni do të përfundoni në informacione sesa të paktë janë shqiptarët në pozicione të larta. Poashtu, përparim në pozitë rrallë herë ju bëhet administratorëve shqiptarë, po edhe për rritje në pagesë janë të fгikësuar të hapin gojë, sepse mund të ndodh edhe të largohen si jo meritorë për punën”, ka shkruar Elmi Aziri nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa./in7.tv/

Be the first to comment on "Elmi Aziri i reagon nënkryetares së LSDM-së për administratorët shqiptarë: Ata që përkëdhelen, janë administratorët maqedonas"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*