Edhe një dështim tjetër! Kim nuk e kaloi provimin në Fakultetin e Drejtësisë

Kim Kardashian në sy tek të gjithëve ka treguar që nuk e ka kaluar provimin e vitit të parë të Fakultetit të Drejtësisë.Kështu u shpreh në një episod të ‘Keeping Up With the Kardashians’Në këtë episod blogerja zbuloi se ëndrra e saj është të bëhet avokate pasi ka kaluar mjaftë kohë duke studiuar.

Në testin në të cilin duhej të kishte 560 pikë Kim kishte marr 474.

“Kjo është jashtëzakonisht një provë të cilën shumica e njerëzve nuk e marrin gjatë pandemisë” u shpreh avokatja Jessica Jackson.

“Unë jam dështake. Kam kaluar gjashtë javë rresht, 10 deri në 13 orë në ditë duke studiuar dhe ishte e rëndësishme për mua që të merrja këtë titull. Nuk kam kohë për të mësuar për testin e radhës që do të mbahet në muajin nëntor. Kam kaluar shumë kohë larg fëmijëve të mi gjatë kësaj periudhe”, u shpreh Kim.

Kjo ngjarje la të kuptohet që Kim mund të heqë dorë nga të qenurit avokate.

VIDEO:

Be the first to comment on "Edhe një dështim tjetër! Kim nuk e kaloi provimin në Fakultetin e Drejtësisë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*