E zbuloi më në fund / A ju shkon ndërmend se kush është inspirimi i Ledjanës?

Ledjana Prenga, vajza bukuroshe me trupin e formuar dhe e dhënë shumë pas fitnesit, ka kohë që është shndërruar në një nga më të dashurat dhe të adhuruarat e publikut shqiptar. Ajo ishte njëra nga protagonistet kryesore të edicionit të kaluar të emisionit Për’puthen. E lidhur për një kohë me Mevlan Shabën, një tjetër konkurent, për gjatë kohë shiheshin si dyshja ideale dhe çifti i përkryer i dalë nga ky format televiziv. Por kjo nuk zgjati shumë dhe çifti Prenga-Shaba u ndanë dhe kanë shkëputur çdo lidhje mes tyre, përcjell in7.

Secili në rrugën e vet. Ledjana po kujdeset për trupin dhe shëndetin, duke i kushtuar një kohë shumë të rëndësishme nga përditshmëria e saj, palestrës. Ajo madje jep edhe këshilla se si duhet ta mbajmë trupin në formë. Për çdo ditë komunikon me fansat e saj, duke u përgjigjur në pyetjet e tyre, një pjesë e mirë këshilla për ta mbajtur trupin në formë të përkryer, me dieta, ushtrime dhe ushqim të shëndetshëm.

Por a e dini se kush është inspirimi i Ledjana Prengajt? Këtë e ka zbukuar vetë ajo në Instagram. Përmes një fotografie të shpërndarë në Story, Ledjana tregon se inspirimi i saj është atletja Geta Beqa, shqiptarja me trupin më në formë.

Be the first to comment on "E zbuloi më në fund / A ju shkon ndërmend se kush është inspirimi i Ledjanës?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*