E quajti gazetaren ANALFABETE / Shoqata e Gazetarëve dënon qëndrimin e Ramiz Merkos

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) i dënon skualifikimet e ashpra dhe e dënon ashpër qëndrimin e papërshtatshëm të Kryetarit të komunës së Strugës Ramiz Merko ndaj gazetarit të Alfa TV dhe gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtyp gjatë ditës së djeshme në temën e ndërtimeve pa leje në komunën e Strugës.

Nga SHGM-ja theksojnë se figurat publike, posaçërisht zyrtarët e zgjedhur janë subjekt i kritikave publike dhe duhet ta pranojnë këtë si pjesë të punës së tyre dhe duhet të përmbahen nga deklaratat që në çdo mënyrë mund të kuptohet si etiketim i gazetarëve, sepse nuk është në frymën e Evropës dhe vlerave demokratike. Deklarata të tilla mund të stimulojnë su1me dhe këгcënime kundër gazetarëve nga anëtarët e partisë, ndërsa kjo mund të çojë në shumë pasoja negative.

“Mediat dhe gazetarët e lirë janë baza e funksionimit të çdo shoqërie demokratike, ndërsa parakusht për atë liri është edhe mundësia për punë e profesionistëve të medias në një atmosferë të lirë nga këгcënimet dhe fyerjet. Gazetarët punojnë për opinionin dhe veprimet e tyre lejohen të kritikohen, por vetëm nëse është i argumentuar mirë, kulturor dhe nuk provokon gjuhë urrejtjeje, thirrje për ta ггezikuar sigurinë e tyre dhe të ngjashme. U bëjmë thirrje kryetarëve të komunave në të ardhmen, si përfaqësues të partive politike, të punojnë seriozisht në marrëdhëniet me gazetarët sepse ato janë arsyeja kryesore për renditjen e dobët të vendit në indekset botërore për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve”, theksohet në kumtesën nga SHGM-ja.

Be the first to comment on "E quajti gazetaren ANALFABETE / Shoqata e Gazetarëve dënon qëndrimin e Ramiz Merkos"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*