E pakrahasueshme, mbi 8 milionë shikime për 5 ditë arrin hiti i Kidës, Ledrit dhe Butrintit

Mbi 8 milionë shikime për 5 ditë ka arritur kënga më e re dhe hiti i padiskutueshëm i kësaj vere. Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri lancuan bashkëpunimin e tyre të titulluar “Dale”, një këngë me ritme verore dhe me videoklip që të lë pa fjalë, shkruan in7.

Javët e fundit shumë artistë shqiptarë kanë phblikuar projektet e tyre të reja në prag të sezonit veror. Por “Dale” ka arritur ti thyejë të gjitha parashikimet, madje edhe të vetë autorëve. E pabesueshme, por e vërtetë. Kënga u publikua në orën 00:00 të ditës së shtunë, ndërsa që në 48 orët e para i kapi rreth 4 milionë shikime. Publiku shqiptar po e pret mjaftë mirë hitin e treshes Kida, Ledri dhe Butrinti./in7.tv/

Be the first to comment on "E pakrahasueshme, mbi 8 milionë shikime për 5 ditë arrin hiti i Kidës, Ledrit dhe Butrintit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*