E pabesueshme / Ledjana merr goditjen përfundimtare nga Mevlani

Dyshja shumë e komentuar, Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba dolën së bashku si çift nga emisioni i dashurisë, ‘Për’Puthen’. Menjëherë pas daljes së tyre ata i dhanë fund lidhjes dhe madje nuk flasin më me njëri tjetrin, e as nuk ndiqen më në rrjete sociale, ku edhe nuk mungojnë postimet thumbuese.

Mevlani i dedikoi Ledjanës edhe një këngë, për të cilën ish-konkurrentja e “Për’puthen” hodhi hije dyshimesh se ishte vjedhur. Ajo postoi një pjesë nga kënga “Ledjana në “Instastory”, ku në fakt vihej re se nuk e këndonte Mevlani. “Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbulohet gjithë e vërteta.

Në fakt, pa i komentuar akuzat e Ledjanës, Mevlani ka vendosur ta fshijë këtë këngë nga “Youtube”. “Ledjana” nuk gjendet më pas kërkimit dhe s’dimë ç’ndodhi vërtetë në prapaskenë mes të dyve./TCH/

Be the first to comment on "E pabesueshme / Ledjana merr goditjen përfundimtare nga Mevlani"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*