E pabesueshme, fansat të zhgënjyer / Mevlani dhe Ledjana janë …

Mevlani tregoi se më nuk ka kontakt me Ledianën. Ka pak kohë që Mevlan Shaba dhe Lediana Prenga dolën nga “Përputhen” si çift, shkruan lajmi.net.

Por, duket se pas largimit nga emisioni, dyshja pësuan krizë në lidhje dhe tashmë nuk janë bashkë dhe nuk kanë asnjë kontakt. Këtë gjë e konfirmoi vet Mevlani në puntantën e sontme në “Përputhen”, i cili tha se pas ndejës që organizoi programi, nuk ka kontaktuar më me Ledianën.

Sipas tij, ajo u bë xheloze kur pa fotografi e video nga ndeja, ku Mevlani ishte shfaqur pranë Antonelës dhe e bllokoi në të gjitha rrjetet sociale dhe kudo.

Po ashtu, ish-konkurrenti tha se ka qenë shumë serioz kur i kërkoi Ledianës të dilnin bashkë nga emisioni, por paraprakisht e kishte pyetur se a e ka ajo këtë gjë njësoj me seriozitet. /Lajmi.net/

Be the first to comment on "E pabesueshme, fansat të zhgënjyer / Mevlani dhe Ledjana janë …"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*