E lënduar pas ndarjes nga partneri, vajza bën 10 mijë kilometra vetëm për një dryn

Ndodh shpesh që lidhjet mes 2 personave të mos shkojnë mire pas një dashurie të fortë.

E tillë është edhe për një çift në Los Angelos, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vajza nga Los Angeles, nuk e ka përjetuar mirë ndarjen nga i dashuri i saj.

Ajo është ndjerë mjaft e lënduar dhe për të fshirë çdo kujtim me ish partnerin e saj, e reja ka bërë edhe veprimin që duket e çuditshme.

Vajza ka udhëtuar 10 mijë kilometra për të prishur drynin që kishte vendosur bashkë me ish të dashurin disa kohë më pare në një vend enkas për të dashuruarit.

Ajo ka udhëtuar nga Los Angeles për në në Korenë e Jugut.

Vajza e ka shpërndarë udhëtimin e saj në tik tok dhe videoja ka marrë më shumë se 5 milionë shikime.

Nuk kanë munguar edhe komentet e shumta për këtë veprim të sajin.

Be the first to comment on "E lënduar pas ndarjes nga partneri, vajza bën 10 mijë kilometra vetëm për një dryn"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*