E dhimbshme, vajza 4 vjeçare gjendet e vdekur brenda veturës / E kishin harruar me orë të tëra

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë sjellur një ngjarje të rëndë në rajon. Prindër të papërgjegjshëm kishin harruar vajzën e tyre me orë të tëra brenda automjetit të tyre në mes të ditës. Një vajzë e vogël katërvjeçare ka ndërruar jetë në rajonin e Banja Lukës në Bosnjë dhe Hercegovinë, pasiqë me orë të tëra ka qëndruar e mbyllur brenda një automobili, njoftojnë mediat lokale përcjell in7.

Nga Prokuroria e Banja Lukës pohojnë se po hetohet rasti i vdekjes së vajzës 4 vjeçare në ditën e kaluar. Sipas informacioneve zyrtare, vajza është gjetur në një makinë të parkuar pranë një shtëpie familjare në Piskavicên e Poshtme. Raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, zakonisht si pakujdesi dhe papërgjegjësi e prindërve./in7.tv

Be the first to comment on "E dhimbshme, vajza 4 vjeçare gjendet e vdekur brenda veturës / E kishin harruar me orë të tëra"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*