Drejtësia zvicërane “mbron” Realin, Barçën dhe Juven nga UEFA dhe FIFA

Drejtësia zvicerane u tregon kufirin UEFA-s dhe FIFA-s në lidhje me ndëshkimet që mund të merren për klubet që ende nuk e kanë braktisur projektin e Superligës së Europës. Reali, Barcelona dhe Juventusi nuk do të dënohen për faktin që nuk e kanë nënshkruar “kartën e nënshtrimit” me qeverinë e futbollit europian.

Sipas transmetuesit spanjoll “Cadena SER”, Ministria Zvicerane e Drejtësisë u ka dërguar një njoftim të dy organeve të larta të futbollit (UEFA dhe FIFA), duke u komunikuar se nuk do të jenë në gjendje të vendosin sanksione tri klubeve “Big” të Europës. Më 25 maj, UEFA kishte nisur procedurat disiplinore kundër skuadrave në fjalë.

Një gjykatës i Madridit ishte vendosur në anën e Barçës, Juves dhe Realit, duke paralajmëruar UEFA-n se nuk mund të miratojë ndonjë procedurë disiplinore ose sanksionuese.

Ndërkohë, Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian i është kërkuar të javë një vendim për shkelje të rregullave të konkurrencës nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s.

Be the first to comment on "Drejtësia zvicërane “mbron” Realin, Barçën dhe Juven nga UEFA dhe FIFA"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*