Djalë apo vajzë? – Mësohet gjinia e bebes së Getit dhe Marinës

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, është distancuar prej javësh nga rrjetet sociale dhe kjo ka bërë që fansat të mendojnë se biondja është në pritje të ëmbël. Dyshimet e para kanë nisur nga imazhi i fundit i moderatores i publikuar në Instagram, nnë të cilin shfaqet me një fustan më të gjerë teksa çanta po ashtu ia mbulonte pjesën e stomakut. Aludimet e shtatzënisë u përforcuan akoma më shumë edhe nga miku i saj i ngushtë, gazetari Eraldo Rexho.

Pas një lidhjeje gjashtë vjeçare, familja po zgjerohet! Geti dhe Marina shumë shpejt nuk do të ‘lodhen’ më me pyetjen e zakonshme shqiptare për fëmijë, e cila veçse iu shtua nga martesa në shtator të 2017-ës. Nuk është më sekret se çifti do të bëhen prindër. Ndonëse Marina ia ka dalë suksesshëm të mbajë heгmetike pritjen e ëmbël në katër muajt e parë, detaje të tjera janë bërë të ditura. Djalë apo vajzë? Edhë këtë merak po ua heqim sot. Burime të sigurta të Prive.al kanë saktësuar gjininë e foshnjes që pret prezantuesja e njohur. Siç mëson ekskluzivisht Prive.al, Geti dhe Marina do të bëhen prindër të një vajze. Shumë urime!

Be the first to comment on "Djalë apo vajzë? – Mësohet gjinia e bebes së Getit dhe Marinës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*