Dita e zjarrfikësve / Në Strugë, Merko me veturë luksoze, zjarrfikësit me automjete të shekullit të kaluar

Portali lokal VOX Struga ka ironizuar sot në lidhje me ditën e zjarrfikësve dhe urimin që kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko ua ka bërë sot zjarrikësve të Strugës. Teksa vetë bleu veturë luksoze prej rreth 70 mijë eurove në kohën kur komuna ishte e zhytur në borxhe, ndërsa nga ana tjetër zjarrfikësit ende vuajnë nga kushtet e rënda të punës dhe automjetet e vjetruara, një pjesë e të cilave janë nga shekulli i kaluar. Urimit të Komunës se Strugës dhe Ramiz Merkos, VOX Struga ia ka bashkangjitur thënien e Merkos para disa kohësh kur arsyetonte blerjen e veturave të reja për komunën.

“Audi A6 nuk është veturë luksoze. Blemë vetura të reja sepse të vjetrat prisheshin në rrugë”, shkruhet mbi urimin e Ramiz Merkos për Ditën e Zjarrfikësve, përcjell in7.

“Kryetari Ramis Merko në këtë ditë të rëndësishme për zjarrfikësit, shpreh mirënjohje dhe respekt për punën dhe përkushtimin e pareshtur dhe për detyrën fisnike të zjarrfikësve të cilët shpeshherë vënë jetën e tyre në rrezik për sigurinë e qytetarëve .
Kryetari Merko falënderoi zjarrfikësit edhe për shërbimin e tyre gjatë kësaj situatë të vështirë të krijuar nga COVID 19, të cilët për çdo ditë kanë kryer dezinfektim të rrugëve, shkollave, institucioneve dhe të gjithë hapësirave publike, gjithmonë duke u përkujdesur për higjienën dhe shëndetin publik”, thuhet në urimin e Komunës së Strugës./in7.tv/

Be the first to comment on "Dita e zjarrfikësve / Në Strugë, Merko me veturë luksoze, zjarrfikësit me automjete të shekullit të kaluar"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*