Dikur të qeshur, por sot situata doli nga kontrolli / Lindita kapi Oltin për fyti dhe…

Për’puthen +40 po fillon të bëhet shumë interesant. Fillimisht nën hijen e versionit fillestar dhe origjinal të këtij formati televiziv, por tani që Për’puthen ka disa javë që ka përfunduar, “përputhasit” e të dyzetave po marrin gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut shqiptar. Një ngjarje e pazakontë ndodhi sot në puntatën e re të Për’puthen 40, përcjell in7.

Debati mes Çimit dhe Linditës solli përfshirjen edhe të pjesës tjetër të konkurrentëve. Olti, një nga personat që ka dalë me Linditën e ka akuzuar se ajo ka përdorur të gjithë djemtë me të cilët ka dalë. Kjo ka sjellë revoltimin e saj, e cila është çuar nga karrigia dhe ka kapur nga fyti për pak sekonda Oltin. Më pas e ka ofenduar për fjalët e thëna dhe është larguar nga studio në gjendje të rënduar psikologjike dhe me lot në sy, shkruan Top Channel.





Be the first to comment on "Dikur të qeshur, por sot situata doli nga kontrolli / Lindita kapi Oltin për fyti dhe…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*