Deputetja Duda Balje e “djeg” rrjetin me rolin e ri (FOTO)

Deputeja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje bashkë me analistin dhe akrivistin, Rron Gjinovci prej disa ditësh kanë filluar një projekt të ri të përbashkët. Balje dhe Gjinovci drejtojnë emisionin më të ri sportiv në T7, që i kushtohet kampionatit europian në futboll, Euro 2020. Extra Time titullohet emisioni i Duda Baljes dhe Rron Gjinovcit e që transmetohet çdo natë prej orë 23:15, përcjell in7.

Duda Balje njihet si njëra nga deputetet më tërheqëse të Kosovës në disa legjislatura. Ajo është shumë e dashur për publikun kosovar. Këtë dhunti të saj, ajo ka vendosur ta shfrytëzojë duke qënë më shpesh e më afër qytetarëve të Kosovës dhe adhuruesve të saj. Prandaj, tani në rolin e moderatores, Duda siç duket do të fillojë një karierë të re në jetën e saj. Dhe për hir të së vërtetës, ky rol i ri i shkon shumë.

E kush nuk do të donte ta shihte çdo ditë Duda Baljen, njëra nga gratë më të bukura në Kosovë, krejt stil dhe sharm. Përveç bukurisë, Duda Balje shquhet edhe për aktivizmin e saj qytetar e politik, ka qënë mjaft aktive në shumë ngjarje, ndërsa rol të rëndësishëm ka kuajtur edhe në Kuvendin e Kosovës. Ajo është pjesë e shumicës qeveritare të drejtuar nga Albin Kurti./in7.tv

Be the first to comment on "Deputetja Duda Balje e “djeg” rrjetin me rolin e ri (FOTO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*