Deputeti i BDl-së, i pari ngriti zërin në Kuvend për LGBT paradën (VIDEO)

Në vitin 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputeti i partisë shqiptare në pushtet, BDl-së së Ali Ahmetit derdhte lot në seancën e një komisioni parlamentar. Branko Manojlovski, deputeti me prejardhje nga Reka, shqiptar ortodoks, ishte deputeti i parë që ngriti zërin për të drejtat e komunitetit LGBT në Maqedoni. Video nga fjalimi i tij u aktualizua sërish sot kur në rrugët e Shkupit po zhvillohet “parada e krenarisë” organizuar nga komuniteti LGBT, përcjell in7.

“Këta lotë nuk janë as për rastin “M0nstra”, as për “Sopotin” e as për Lagjen e Trimave. Deputeti i BDl-së, Branko Manajllovski, sot në Kuvendin e Maqedonisë ngriti zërin për të drejtat e komunitetit h0m0seksual. Ai tha se atyre duhet t’u njihen të gjitha të drejtat, ndërsa për herë të parë edhe zyrtarisht deputeti i BDl-së, kërkoi që të zyrtarizohen edhe martesat mes gjinisë së njëjtë”, thuhej në artikullin e atëhershëm të Televizioni Shenja.

Be the first to comment on "Deputeti i BDl-së, i pari ngriti zërin në Kuvend për LGBT paradën (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*