Dalin pamjet, kështu po ushtrojnë forcat serbe e ruse në Serbi

Të enjten kanë filluar ushtrimet e përbashkëta të njësive anti-terroriste të forcave serbe dhe ruse në Serbi. Nga këto ushtrime janë publikuar disa pamje.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video ku shihen ushtarët duke simuluar të shtëna. Duket se pjesë e ushtrimeve është edhe reagimi në rast të rënies në pritë dhe tërheqja nga zona e rrezikshme.

200 ushtarë dhe 11 njësi të pajisjeve ushtarake të rrethit ushtarak perëndimor po marrin pjesë në stërvitjet ushtarake.

Në videon e publikuar nga rusët shihen edhe automjete të blinduara, tym dhe simulim i reagimit me zjarr nga autoblindët.

Be the first to comment on "Dalin pamjet, kështu po ushtrojnë forcat serbe e ruse në Serbi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*